
Ambasada britanike reagon pas ngjarjeve në veri
Ambasada Britanike në Prishtinë ka reaguar pas ngjarjeve të ditës së djeshme në veri të Kosovës.
Përmes një reagimi, ata kanë thënë se e mbështesin Qeverinë e Kosovës për aksionin në veri.
Sipas tyre veprimet kundër krimit të organizuar janë në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Gjithashtu, ambasada britanike ka shprehur shqetësim për pengimin e gazetarëve gjatë raportimit, duke thënë se ata kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt.
Reagimi i plotë:
Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën.
Përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimi i retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë.
Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt, dhe ata që e kërcënojnë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi.