Ambasada e Gjermanisë thotë se Kosova mund të anëtarësohet në KiE, por duhet t’i përmbush zotimet në dialog

29 maj 2025 | 12:51

Ambasada e Gjermanisë në një postim të fundit në “Facebook” ka shkruar se Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), por se për këtë gjë nevojitet “veprim” nga Qeveria e Kosovës në zbatimin e zotimeve të marra në dialogun e ndërmjet nga BE mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjermania mbetet fort e përkushtuar që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës – dhe synimi është i arritshëm. Por, Kosovës i duhet të veprojë tash, përfshirë përmbushjen e zotimeve nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Ambasada e Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Florian Smakiqi është larguar nga skuadra kampione e Superligës,…