Ambasada e Kosovës vlerëson aktivizimin e prokurorisë pas thirrjeve antishqiptare në Kumanovë

04 gusht 2025 | 15:24

Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut ka shprehur vlerësim për reagimet e kryeministrit të këtij vendi dhe qëndrimin e faktorit politik shqiptar lidhur me rastin ku në një ndeshje basketbolli nga një grup i tifozëve janë thirrur kore raciste ndaj shqiptarëve.

Në reagimin e kësaj ambasade është thënë se aktivizimi i Prokurorisë është pozitiv duke uruar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Ambasada ka përcjell me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me thirrjet raciste antishqiptare të tifozëve në një ndeshje basketbolli në Kumanovë. Duke pasur parasysh që thirrjet e tifo grupeve të tilla janë të shpeshta dhe rëndom mbretërojnë nëpër stadiume, ne dënojmë në termat më të fuqishëm këto thirrje. Vlerësojmë reagimin e kreut institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin e fuqishëm të faktorit politik shqiptar në Qeveri përkitazi me këtë çështje. Mjaft premtues është aktivizimi i prokurorisë dhe urojmë që autorët të i nënshtrohen pasojave juridike, duke krijuar kësisoj një trend të ndëshkueshmërisë për rastet e tilla”, është thënë në reagimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prokuror i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, para se…