Ambasada e Serbisë i reagon kryediplomates shqiptare që e përmendi njohjen reciproke Kosovë-Serbi

27 tetor 2021 | 17:13

Ambasada e Serbisë në Shqipëri e ka falënderuar ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka për gatishmërinë e shprehur për t’i forcuar lidhjet në mes të dy vendeve, me mesazhin se “ndërhyrja në punët e brendshme të të tjerëve nuk ndihmon”.

Mesazhi në fund ka ardhur pasi kryediplomatja shqiptare e ka përmendur njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, si çelës për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit, zonja ministre, që shprehët gatishmërinë për t’i forcuar lidhjet – ne besojmë në tejkalimin e së kaluarës përmes bashkëpunimit dhe respektit. Ne gjithashtu besojmë se ka gjithmonë hapësirë për përmirësimin e bashkëpunimit, për sa kohë që ai bazohet në respekt – ndërhyrja në punët e brendshme të njëri-tjetrit nuk ndihmon”,  është thënë në reagimin e ambasadës së Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, ka vlerësuar “Foltoren” e Berishës…