Topalli e gatshme për të bashkëpunuar me Berishën

27 tetor 2021 | 17:12

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, ka vlerësuar “Foltoren” e Berishës si lëvizjen më të madhe politike të 30 viteve të fundit.

Topalli është shprehur i gatshëm për të kontribuar për reformimin e PD-së pa Lulzim Bashën. “Në fakt i kam paraprirë ‘Foltores’ me të gjitha qëndrimet gjatë 10 viteve të fundit. Në njëfarë mënyre kemi mbjellë bashkë me kolegët e tjerë, tharmin e asaj që është shpalosur sot në atë që quhet ‘Foltore’, por që është një lëvizje politike e domosdoshme”, ka deklaruar Topalli për Klan News.

Topalli u rikujtoi demokratëve se që në muajin maj Berisha e kishte bërë të qartë ambicien e tij për të konkurruar për poste drejtuese brenda kornizës kushtetuese të vendit.

“Është një reagim, një energji, një pozitivitet, një zgjim I jashtëzakonshëm që mund të bëjnë të mundur që duke larguar Lulzim Bashën të largojmë Edi Ramën sepse vendi jonë është në një moment të vërtetë kritik dhe ka nevojë për një lidership të ri”, ka deklaruar ajo.

Topalli deklaroi se nuk synon që të kandidojë përballë Berishës dhe as kishte menduar postin e kryetares së shtetit, pasi Meta të largohet nga detyra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendit të katërt të arritur në garën e zhvilluar…