Leclerc: Ferrari ka ndryshuar pamje, ky është objektivi ynë real

27 tetor 2021 | 17:11

Pas vendit të katërt të arritur në garën e zhvilluar në Austin, piloti mongask i Ferrarit, Charles Leclerc, mendon se vendi i tretë në renditjen e përgjithshme për konstruktorë është i arritshëm për “kokëkuqen”.

“Nga kjo garë në Amerikë nuk prisnim që të paraqiteshim kaq mirë. Ndërkohë që doli një nga garat tona më të mirë të këtij sezoni”, ka thënë Leclerc.

“Ritmi në atë garë ishte i mirë, çka tregon se ndryshimet e aplikuara janë efikase dhe dhanë rezultat. Të gjithë kanë bërë një punë të mirë, duke na ofruar një makinë kompetitive. Rikuperuam 4 pikë ndaj McLaren dhe mendoj se në garat e radhës mund të fitojmë sërish terren. Kemi ende disa modifikime për të aplikuar në vijim, që do të na ndihmojnë më shumë”, ka deklaruar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramiz Lladrovci ka njoftuar se sot është telefonuar nga ish-presidenti…