Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale, vazhdon në repesazh për medaljen e bronztë

30 tetor 2026 | 13:19

Xhudisti Akil Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit në Abu Dhabi, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në këtë fazë të garës, Gjakova është përballur me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov, ndaj të cilit nuk ka arritur të shënojë fitore, duke humbur mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Megjithatë, gara për xhudistin  nuk ka përfunduar. Gjakova do të vazhdojë në repesazh, ku do të ketë mundësinë të luftojë për medaljen e bronztë në këtë turne.

Gjakova e ka nisur garën me pushim në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë e ka mposhtur izraelitin Ohad Moritz. Në raundin e tretë, ai ka triumfuar ndaj Makhmadbek Makhmadbekov nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Tashmë, synimi i tij është të rikthehet te fitoret në repesazh dhe të vazhdojë garën për një medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se sot do…