Protestohet në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi
Në sheshin e Pejës është mbajtur një protestë, ku familjarë, të afërm dhe qytetarë kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për dështimin e institucioneve për ta mbrojtur atë, ndërsa kanë kërkuar që përgjegjësit të japin llogari për rastin.
Protesta është mbajtur në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt dhe për të kërkuar drejtësi për ngjarjen që ka tronditur vendin.
Ndërkohë, sot është mbajtur edhe një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po mbanin konferencë për media lidhur me rastin.
Një protestë në shenjë solidarizimi dhe në kërkim të drejtësisë pritet të mbahet edhe në Mitrovicë.



