Jep dorëheqje drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, ushtrues detyre caktohet Fehmi Hoti

30 tetor 2026 | 12:40

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Lajmin e ka bërë me dije Qeveria e Kosovës, duke njoftuar se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra.

Pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti ka caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pranoi nga z. Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti. Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Laura ishte e lirë në xhiron e parë, në të…