Lushaku: Qysh po mendoni ta mbani pushtetin kur dështimi kushton jetë njerëzish?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk kanë dhënë dorëheqje lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Lushaku ka thënë se mungesa e përgjegjësisë institucionale për këtë rast përçon një mesazh të tmerrshëm për gratë e tjera.
“Dy ministra sot na thanë se dorëheqja e tyre nuk do të përmirësonte asgjë! Dorëheqja nuk e kthen Arlindën, e as pamjen e vrasjes me sëpatë në sytë e djalit. Po, dorëheqja është përgjegjësia për dështimin e shtetit, në këtë rast pushtetit, që nuk arriti ta mbrojë Arlindën me gjithë aparatin shtetëror në dorë! Qysh po mendoni se mund ta mbani pushtetin edhe kur dështimi i pushtetit kushton jetë njerëzish?! Kur për jetën e humbur të një gruaje nuk jep përgjegjësi askush në krye të shtetit, mesazhi për gratë e tjera është i tmerrshëm”, ka shkruar Lushaku në “Facebook”.



