Ambasada e ShBA-së e cilëson të papranueshme deklaratën e Vuçiqit për masakrën e Reçakut

07 dhjetor 2019 | 17:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit rreth luftës në Kosovë të vitit 1999.

“Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Shtetet e Bashkuara thonë se ngjarjet e kësaj jave, që pas deklaratës së presidentit serb, u pasuan me reagime nga zyrtarët në Prishtinë “paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”.

Kjo deklaratë e Ambasadës amerikane, vjen pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 5 dhjetor, deklaroi se ngjarjet më 1999 në Reçak “ishin trillim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë më të mirët në matematike, lëndët shkencore në përgjithësi…