Ambasada e ShBA-së konfirmon se “ambasadori” që nderoi Hazirin s’ka lidhje me qeverinë amerikane

05 korrik 2018 | 22:55

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar se Otto Von Feigenblatt, që Zyra e Presidentit i dha titullin ambasador nderi, nuk ka lidhje me qeverinë amerikane.

“Ambasada amerikane konfirmon se personi në fjalë nuk është i lidhur dhe s’ka të bëjë asgjë me Qeverinë e ShBA-së”, thuhet në përgjigjen për KTV-në nga Zyra për Media e Ambasadës së ShBA-së.

Von Feigenblatt që jepte çmime në emër të Presidentëve të ShBA-së po hetohet nga autoritetet amerikane për mashtrim.

KohaVisioni ka mësuar nga burime të afërta me këto zhvillime se Zyra e Këshillit për Siguri Nacionale ka njoftuar Ambasadën e Kosovës në Washington se personi në fjalë është mashtrues.

Aty, Këshilli ka njoftuar autoritetet kosovare se ‘Shtëpia e Bardhë nuk i miraton këto çmime që ky person është duke i shpërndarë në mbarë botën dhe po e heton këtë çështje’.

Televizioni gjithashtu merr vesh se Ambasada kosovare në Washington e ka alarmuar Zyrën e Presidentit, e cila ia ka dhënë titullin ambasador nderi Otto Von Feigenblattit në mars të këtij viti.

Zyra e Presidentit Hashim Thaçi, nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KTV-së nëse do t’ia tërheqë titullin e ambasador nderi ose për masat që mund t’i marrë ndaj tij.

Otto F. Von Feigenblatt ka ndarë mirënjohje të tilla vazhdimisht në Kosovë, që thoshte se janë nga presidenti Donald Trump, e të fundit ia ka dhënë Lutfi Hazirit të Gjilanit dhe redaktores së televizionit publik, Ramize Murtezi – Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 33 persona kanë humbur jetën si pasojë e…