Ambasada e ShBA-së në Serbi: Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu mbeten përparësi

13 janar 2021 | 12:42

Përfaqësuesit e lartë të autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë kanë nënshkruar marrëveshjen e Uashingtonit me mirëbesim dhe ne shpresojmë se ata janë akoma të gatshëm të bashkëpunojnë në zbatimin e asaj për të cilën janë zotuar.

Kështu i ka thënë “Tanjug”-ut një zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Beograd.

I pyetur se çfarë mund të pritet nga administrata e re amerikane kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Uashingtonit dhe nëse kjo marrëveshje, pra disa nga dispozitat e saj mund të vihen në dyshim, ai ka theksuar se administrata e re amerikane mund të vendosë përparësi të reja për politikën e saj, por që mbron rritjen ekonomike rajonale dhe bashkëpunimin midis miqve në rajon.

Ai ka thënë se rajoni gëzon mbështetje të gjerë në Uashington dhe do të mbetet një nga përparësitë e administratës së re amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se…