Ambasada e ShBA-së uron Kosovën për Vitin e Ri (video)
31 dhjetor 2025
| 14:20
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka përcjellë urimet e saj për qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”.
Në mesazhin e saj, Ambasada Amerikane ka shprehur dëshirat për paqe, prosperitet dhe progres të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve.
“Teksa mirëpresim vitin 2026, ju dërgojmë urimet tona më të ngrohta të gjithë miqve dhe partnerëve tanë në Kosovë. Urojmë që viti i ri të sjellë paqe, prosperitet dhe progres të përbashkët. Gëzuar Vitin e Ri nga të gjithë ne në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë”, është thënë në urimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.



