Ambasada e ShBA-ve në Kosovë e kënaqur me ecurinë e zgjedhjeve

06 tetor 2019 | 20:26

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë është shprehur e kënaqur me ecurinë e procesit zgjedhor të së dielës.

Në llogarinë e kësaj ambasade në “Facebook” është shkruar se mbarëvajtja e zgjedhjeve dëshmon për një angazhim të fortë për të ardhmen e Kosovës.

“Çfarë dite e shkëlqyeshme, kënaqësi kur sheh kaq shumë prej jush duke marrë kohë për të votuar. Kjo dëshmon angazhimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovës. Kosova është shtëpia e juaj”, është shkruar në llogarinë e Ambasadës së ShBA-ve në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) ka filluar numërimin e votave nëpër…