Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nuk i fton shoqatat e luftës në shënimin e festës së Flamurit

25 nëntor 2022 | 19:15

Kryetari në detyrë i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku  përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kritikuar Ambasadën e Shqipërisë e cila ka kohë që nuk i fton organizatat e dalura nga lufta në shënimin e festave të Nëntorit.

“Nuk është hera e parë që injorohen Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në ngjarje që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe sidomos luftën çlirimtare.

– Ka disa vite që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë nuk na fton me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, e nuk na ftuan as këtë herë;”, ka shkruar Klinaku.

Klinaku poashtu ka kritikuar edhe MKRS-në dhe Qeverinë e Kosovës e cila nuk i ka ftuar në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit.

“- Sot nuk u ftuam as nga Qeveria e Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit”, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë i Klinakut:

Nuk është hera e parë që injorohen Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në ngjarje që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe sidomos luftën çlirimtare.

– Ka disa vite që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë nuk na fton me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, e nuk na ftuan as këtë herë;

– Sot nuk u ftuam as nga Qeveria e Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit;

Një gjë po ua them se:

Vetëm si rezultat i luftës së UÇK-së, shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë, Pavarësia e Shqipërisë, dhe poashtu vetëm si rezultat i luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja, janë bërë të mundshme aktivitetet kulturore, e edhe ekspozita me 110 piktura të Rexhës.

U pëlqeu ose jo, ne jemi ata që e prezentojmë luftën, çlirimin, bartësit, luftëtarët dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare.

P.S

Pushtetet shkojnë e vijnë, por populli mbetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holanda nuk ka mundur të fitojë ndaj një Ekuadori tepër…