Ambasada franceze në Kosovë njofton se ka rinovuar objektin e saj
19 gusht 2025
| 11:38
Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se ka izoluar objektin e saj me synimin për të ulur konsumin e saj të energjisë elektrike.
Kjo ambasadë ka theksuar se çdo veprim në këtë drejtim i shërben një të ardhmeje më të qëndrueshme.
“Ambasada e Francës në Kosovë ka rinovuar ambientet e saj me një izolim të përforcuar, duke ulur kështu konsumin e saj të energjisë elektrike. Çdo veprim ka rëndësi për një të ardhme më të qëndrueshme”, ka njoftuar ambasada franceze.



