Ambasada italiane përgëzon qeverinë për lehtësimin e procedurave për konvertimin e patentë-shoferëve

10 maj 2024 | 13:28

Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentëshoferit.

Kjo ambasadë me anë të postimi në llogarinë në platformën “X”,  ka thënë se mbështesin iniciativat e tilla që nxin integrim më të madh.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit”.

“Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Ambasada e Italisë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mimozë Krasniqi - Balidemaj Zhvillimet shoqërore në nivel global…