Ambasada zvicerane njofton qytetarët e Kosovës për masat e reja që hyjnë në fuqi nga 19 korriku

15 korrik 2021 | 15:41

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka njoftuar se sipas vendimit të fundit, Kosova nuk konsiderohet më si vend me rrezik të lartë të përhapjes së Covid-19 në shtetin zviceran.

Kjo ambasadë bërë me dije se vendimi i ri do të hyjë në fuqi nga 19 korriku 2021.

Ambasada  zvicerane ka njoftuar se rregullat e hyrjes do të vazhdojnë të jenë në zbatim përsëri.

“Nëse udhëtimi juaj në Zvicër përfshin tranzit përmes një vendi tjetër të huaj, udhëtarët janë përgjegjës për verifikimin e kufizimeve të udhëtimit në vend të atij vendi. Në varësi të llojit të udhëtimit, ju duhet të plotësoni një formular hyrjeje, të tregoni prova të një testi negativ ose të bëni karantinë”, është thënë në njoftimin e ambasadës zvicerane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjobitur me 300…