Ambasadori amerikan në Beograd: Pajtimi i Kosovës dhe Serbisë, nuk ka arsye për vonesa

03 korrik 2020 | 11:26

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka vlerësuar se vendosja e një bashkëpunimi më të qëndrueshëm ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës është një qëllim i arritshëm që do të sillte shpejt rezultate konkrete dhe se nuk ka asnjë arsye për vonesa.

Në një intervistë për revistën “CorD”, Godfrey ka thënë se ky bashkëpunim do të forcojë besimin midis dy palëve dhe do të çojë në një bashkëpunim të përmirësuar në fusha të tjera.

“Ndoshta pajtimi i vërtetë midis Beogradit dhe Prishtinës është në majë të gishtave. Nuk ka asnjë arsye për vonesa të mëtejshme”, ka thënë ai.

I pyetur për fatin e angazhimit të dy të dërguarve amerikanë për rajonin dhe dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, në rast të një ndryshimi në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të nëntorit, Godfrey ka thënë se “kthimi në dialog midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është çështje partie” dhe nuk priste ndryshime, sepse “stabiliteti dhe përparimi në rajon janë qëllime të mbështetura nga të dy partitë kryesore politike në Amerikë.”

“Unë nuk mund të komentoj vetë për zgjedhjet, por ju siguroj se ky rajon në çdo rast do të mbetet i rëndësishëm për Uashingtonin, si dhe për ekipin tim në Ambasadën Amerikane në Beograd, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve të nëntorit. Të gjithë ne do të vazhdojmë të mbështesim paqen, përparimi dhe e ardhmja evropiane e njerëzve në këtë rajon”,ka thënë Godfrey.

Po ashtu, i pyetur nëse ishte realiste të arrihej të paktën një lloj marrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës përpara zgjedhjeve amerikane, Godfrey ka thënë “pse jo”.

“Më duket se është mjaft realiste që përfaqësuesit e të dy palëve dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme që do të përmirësonte jetën e qytetarëve dhe do të sillte stabilitet në rajon. Tensionet e vazhdueshme parandalojnë mundësinë e rritjes së mëtejshme dhe përparimit për të gjithë në rajon. për negociatat midis Serbisë dhe Kosovës nga Richard Grenell, Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe ekipi im në Ambasadën në Serbi, ne ndajmë bindjen se vendosja e një bashkëpunimi më të qëndrueshëm ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës është një qëllim i arritshëm që do të sjellë shpejt rezultate konkrete”, ka thënë Godfrey.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviç do të largohet nga Milani dhe destinacioni më…