Ambasadori britanik falënderon Jasharin për stërvitjen e trupave ukrainase nga FSK-ja

02 prill 2024 | 13:38

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Fillimisht, gjeneral Jashari ka njoftuar ambasadorin Hargreaves për të arriturat e FSK-së në rrugën drejt zhvillimit të kapaciteteve për përmbushje të misionit.

Më tutje, gjeneral Jashari ka falënderuar ambasadorin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin kyç që ka luajtur Britania e Madhe në profesionalizmin e FSK-së.

Një pjesë e diskutimeve është fokusuar në situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë si dhe ndikimin e saj në aspektin global të sigurisë.

Ndërsa ambasadori Hargreaves, ka falënderuar Jasharin për kontributin e FSK-së në stërvitjen e trupave ukrainase përmes operacionit Interflex në Britani të Madhe.

“Që të dy u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit të deritashëm dhe për gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ishte Ademi në Pozharevc e ne morëm rrugën me tren.…