Ambasadori britanik: Jam optimist për të ardhmen e Kosovës (Video)

30 dhjetor 14:49

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar festën e Vitit të Ri, duke thënë se mezi pret të rifillojë punën në vitin 2018, për t’u ballafaquar me problemet që kërcënojnë edhe Kosovën edhe Britaninë.

Ai nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”, iu ka drejtuar të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke thënë se është optimist për të ardhmen e Kosovës sepse është shumë besimtar për qytetarët e Kosovës.

“Kur afrohet fundi i vitit 2017, ne të gjithë fillojmë të mendojmë për të kaluarën dhe për të ardhmen. Në fakt ne e dijmë që Kosova ka pasur një vit të ngarkuar me zgjedhje këtë vit. Unë personalisht mezi pres të rifilloj punën në vitin 2018, për t’u ballafaquar me problemet që kërcënojnë edhe Kosovën edhe Britaninë. Unë jam shumë optimist për të ardhmen e Kosovës sepse jam shumë besimtar për qytetarët e Kosovës. Pra urime vitin e ri 2018, lumturi, pasuri, shëndet”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me rastin e…