Ambasadori britanik në OSBE: Kosova duhet të formojë urgjentisht qeverinë e re

29 maj 2025 | 18:45

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, në një mbledhje të mbajtur sot në Vjenë, ka folur për situatën e sigurisë dhe atë politike në Kosovë. Holland ka përmendur zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’ua nënvizojë bashkëbiseduesve në Kosovë nevojën urgjente për formimin e qeverisë së re.

Ambasadori britanik Holland gjithashtu ka thënë se shteti i tij ndan shqetësime të theksuar në raportin e Misionit të OSBE-së, për nivelin e tensioneve në komunat veriore gjatë periudhës së raportimit.

Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e shqetësuar për natyrën e pakoordinuar të mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veri të Kosovës, të cilat ofrojnë shërbime jetike për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera jo-shumicë.

“Mbretëria e Bashkuar ndan shqetësimet e theksuara në raportin e Misionit mbi nivelin e tensioneve në katër komunat veriore gjatë periudhës së raportimit. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga natyra e pakoordinuar e mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veri të Kosovës, të cilat ofrojnë shërbime jetësore për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera jo-shumicë. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të sigurojë që komunitetet jo-shumicë të mund të luajnë një rol të plotë dhe të barabartë në të ardhmen e vendit, dhe të mbështesë angazhimet e Kosovës si një shtet gjithëpërfshirës dhe shumetnik”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një…