Ambasadori britanik: Sapo të certifikohen zgjedhjet, partitë t’i krijojnë institucionet

09 qershor 2026 | 16:17

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka vizituar qendrën e numërimit të votave në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku, siç ka thënë ai, është impresionuar nga angazhimi i vëzhguesve dhe masat e reja të transparencës që tashmë kanë hyrë në fuqi.

Ai ka thënë se, sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, partitë politike duhet t’i krijojnë institucionet.

Hargreaves në vizitën në QNR, ishte së bashku me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, dhe me ushtruesen e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

“U bashkova me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, dhe me ushtruesen e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, në një vizitë në qendrën e numërimit të votave në Prishtinë. U impresionova nga angazhimi i ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve dhe u interesova për masat e reja të transparencës që janë futur në fuqi. Sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, do të jetë koha që partitë politike të bëjnë pjesën e tyre dhe të krijojnë institucionet”, ka shkruar Hargreaves.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar…