Ambasadori Dedaj: Liderët e Kosovës mos të marrin pjesë në fushatën elektorale në Maqedoni

07 korrik 2020 | 16:24

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka kërkuar nga liderët dhe subjektet politike që të mos marrin pjesë në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut.

Dedaj ka thënë se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë çështje e brendshme e këtij shteti.

“Zgjedhjet ne Maqedoninë e Veriut, çështje e qytetarëve të këtij vendi fqinj! Liderët dhe subjektet politike kosovare, të mos marrin pjesë në fushatën elektorale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kështu duke mos interferuar dhe të mos përzihen në këtë fushatë të vendit fqinj, e cila është çështje e brendshme dhe ekskluzive për forcat politike dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruara Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Shkup, 7 Korrik 2020Zgjedhjet ne Maqedonine e Veriut, çeshtje e qytetareve te ketij vendi fqinj!Lideret dhe…

Publiée par Gjergj Dedaj sur Mardi 7 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e takimeve zyrtare në zonën e shërbimit, udhëheqësit…