Ambasadori Dedaj uron Zaevin dhe Ahmetin

31 gusht 2020 | 11:51

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka uruar Zoran Zaevin dhe Ali Ahmetin për votimin e qeverisë së re në këtë shtet.

“Urojmë kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, si dhe kryetarin e BDI, z. Ali Ahmeti, për arritjen e koalicionit qeverisës, për katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se mbesin të përkushtuar në thellimin e reformave demokratike, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Policisë Kufitare në rajonin e Ferizajt, ka arrestuar…