Ambasadori Gashi në Paris, pret bizneset nga Kosova

21 tetor 2019 | 14:34

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris, prof. dr. Qëndrim Gashi, ka pritur në takim një delegacion të firmave private partnere të Knauf Insulation nga Kosova në krye me drejtorin e Knauf Kosova dhe Albania, prof. dr. Sylejman Berisha!

Ambasadori Gashi rezervoi një takim të veçante dhe ofroi një mirëpritje të ngrohtë e miqësore!

Ambasadori z. Gashi i njoftoi ata për mbarëvajtjen e angazhimeve të Ambasadës së Kosovës në Paris!

Gjithashtu ai i ka njoftuar për shumë ngjarje të rëndësishme të Francës në përgjithësi e të Parisit në veçanti!

Në pritje te Ambasadori i Kosovës në Paris, ishin edhe pronarët e firmave “Vatani” z. Ismet Sylejmani, “Annex” Mehmet Hoxha, “Ok” Hasan Bytyqi dhe “Real Color” Alban Pajaziti!

Në fund ambasadori z. Gashi i ka falënderuar për vizitën dhe ju ka ofruar mirëpritje në çdo kohë e kurdoherë ta vizitojnë Parisin!

Prof. Dr. Sylejman Berisha

Paris, 21 Tetor 2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari,…