Ambasadori gjerman bën thirrje që të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

30 shtator 2020 | 12:13

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje që të votohet në Kuvend Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Në një postimi në “Twitter”, ai ka thënë se lufta kundër efekteve negative në ekonomi të shkaktuara pandemia është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të përbashkët.

“Në këtë aspekt është mjaft dëshpëruese dhe sipas njohurive të mia edhe rast unik në Evropë se për herë të 5-të në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur marrëveshje për draft-ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ai, duke shtuar se partitë politike duhet të bëjnë kompromis për këtë çështje.

“Ajo që duhet urgjentisht nga gjithë përgjegjësit është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës me të drejtë e presin këtë”, ka shkruar Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në fshatin Marali, ka filluar rregullimi i dy rrugëve…