
Ambasadori gjerman dënon sulmin mbi policinë e Kosovës në veri
26 prill 2022
| 23:01
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri.
Ai ka ofruar mbështetje të plotë për forcat e rendit teksa ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë.
“E dënojmë sulmin e pestë të neveritshëm mbi Policinë e Kosovës në vetëm pak javë. Mbështetje të plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.
Forcat e rendit janë sulmuar sot në veri të Kosovës me armë zjarri. Ky është sulmi i pestë mbi policinë në atë pjesë të vendit gjatë ditëve të fundit.