Ambasadori gjerman: Kosova të punojë më shumë për t’i bindur skeptikët e vizave

06 dhjetor 2020 | 16:52

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht ngecjeve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë qëllimin e njëjtë kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndërsa sa i takon procesit të liberalizimit të vizave, diplomati gjerman ka thënë se Kosova duhet të punojë për t’i bindur vendet anëtare të BE-së që janë skeptike në lidhje me këtë proces.

“Gjermania dëshiron progres në këtë çështje dhe e ka futur atë në agjendë në Bruksel. Megjithatë, nuk janë bindur akoma të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Njëkohësisht është me rëndësi për Kosovën që të angazhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me të gjitha vendet skeptike në mënyrë që t’i bind ato”, ka thënë ai në një intervistë për “Express”.

Linku i intervistës: https://www.gazetaexpress.com/ambasadori-gjerman-kosova-te-punoje-me-shume-per-ti-bindur-skeptiket-e-vizave/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenhami dhe Arsenali do të përballen në kuadër të javës…