Ambasadori gjerman në OKB: Serbia duhet ta njohë Kosovën
21 tetor 2020
| 21:14
Në fjalimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori gjerman, Christoph Heusgen e kritikoi ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Siç thotë ai, i duket se fjalimi i tij është “kopjim i teksteve të mëparshme” dhe në lidhje me politikën e mosnjohjes së pavarësisë të Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë”.
“Unë jam i befasuar nga kjo politikë e përpjekjes për të tërhequr njohjen. Miqtë tanë serbë janë duke qëlluar veten në këmbë, sepse nëse ata duan t’i bashkohen me BE-së, ata duhet të punojnë në njohjen dhe ta njohin vet (Kosovën)”, ka deklaruar ambasadori gjerman, Christoph Heusgen.



