Ambasadori Greiçevci dorëzoi letrat kredenciale te Mbreti i Holandës

23 tetor 2018 | 15:08

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Lirim Greiçevci, i ka dorëzuar letrat kredenciale Mbretit të Holandës, lartmadhërisë së tij, Willem-Alexander.

Ceremonia në Pallatin Mbretëror në Hagë filloi me intonimin e himnit të Kosovës nga orkestra mbretërore dhe inspektimin e gardës mbretërore nga ambasadori Greiçevci.

Ambasadori Greiçevci më pas dorëzoi letrat kredenciale dhe zhvilloi një takim me Mbretin e Mbretërisë së Holandës.

Me këtë rast, duke përcjellë përshëndetjet e presidentit Thaçi, ai ka shprehur falënderim të veçantë për mbështetjen e Holandës dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve.

Njëkohësisht, ambasadori Greiçevci ka premtuar se do të angazhohet për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale.

Në këtë ceremoni, ambasadori Greiçevci u shoqërua nga bashkëshortja, Lindita Greiçevci, si dhe diplomatët e ambasadës:  Besnik Ramadanaj këshilltar, Yllka Geci sekretare e parë dhe Kolonel Ahmet Ajeti atashe i mbrojtjes.

Në shkurt të vitit të ardhshëm, Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës shënon 10 vite nga hapja e saj.

Mbretëria e Holandës është vendi i 23-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës, përkatësisht më 4 mars 2008.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myrto Uzuni, veçse u përfshi në formacionin më të mirë…