Ambasadori Hovenier falënderon Dendias në greqisht për vizitën në Kosovë

09 qershor 2022 | 11:22

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë ditës së djeshme ka takuar kryediplomatin grek, Nikos Dendias, i cili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Hovenieri ka falënderuar Dendiasi në greqisht për vizitën në Kosovë, teksa ka vlerësuar se Amerika dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë të Ballkanit Perëndimor.

“Faleminderit Nikos Dendias për një diskutim të shkëlqyer dhe për vizitën tuaj në Kosovë. ShBA-ja dhe Greqia mbeten partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor” ka shkruar Hovenier në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke…