Ambasadori Hovenier shkon në Shtëpinë e Bardhë, kjo është arsyeja

14 qershor 2023 | 13:40

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Jeffrey Hovenier është kthyer në Uashington për konferencën e shefave të misionit diplomatik të ShBA-së nëpër botë.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i kanë pritur ambasadorët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC. Blinkeni ka publikuar disa fotografi ku shihet edhe ambasadori Hovenier.

“Mirë se vini përsëri ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm në Uashington, DC për konferencën tonë të Shefave të Misionit”, shkroi Blinken.

“Është një mundësi e rëndësishme për ne që të mblidhemi dhe të diskutojmë punën tonë të vazhdueshme në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Blinken në “Twitter”.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë sezon pritej një ndryshim rrënjësor te Ferrari, që nuk…