Priten ndryshime te Ferrari

14 qershor 2023 | 13:30

Këtë sezon pritej një ndryshim rrënjësor te Ferrari, që nuk fiton një titull kampion për konstruktorë në Formula 1 që prej vitit 2008. Ardhja e francezit Frederic Vasseur në detyrën e shefit të makinës italiane nuk ka dhënë ende atë impaktin që pritej. Makina është ende e ngadaltë, duke qenë forca e katërt në kampionat.

Sipas medieve italiane, kjo paraqitje e dobët mund të sjellë sërish ndryshime në drejtimin e “kokëkuqes” dhe emri që përflitet se mund të marrë drejtimin e Ferrarit është Antonello Coletta. Një emër pak i njohur në Formula 1, por që ka 26 vite që punon me Ferrari (që prej vitit 1997, në pozicione të ndryshme). Coletta ishte personi që ditën e diel nxori makinën italiane fituese në garën “24-orëshe të Le

Mansh”, sipas “Corriere Dello Sport”, Coletta shihet si një drejtues ideal për Ferrarin, që e njeh mirë dhe mund të jetë pasuesi i Vasseur, nëse ky i fundit nuk arrin të bëjë ndryshimin radikal që shpresojnë të gjithë. Pritet që Coletta të marrë 100% pushtet në vitin 2025, një vit para se të hyjnë në fuqi rregullat e reja. Disa herë është përfolur se ai mund të jetë pjesë e makinës së Formula 1, por gjithnjë

është anashkaluar. Suksesi si fundit në Le Mansh ka rritur kuotat e tij edhe pse në disa raste ka refuzuar, por këtë herë është gati të marrë timonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim, 42 vjeçe, dhe Khloe, 38 vjeçe, mblodhën vajzat dhe…