Reali shkatërron PSV-në me pesë gola, përmbys gjithçka dhe merr kreun e tabelës në Champions

24 nëntor 2026 | 23:19

Real Madridi ka marrë një tjetër fitore në Ligën e Kampionëve, këtë herë në shtëpi ndaj PSV-së.

Skuadra madrilene si zakonisht fitoi me përmbysje, ku ishin në disavantazh prej 0-1, por në fund arkëtuan pikët e plota me rezultat 5-1.

PSV ishte shumë më e mirë në pjesën e parë për ta dominuar plotësisht lojën dhe kishin plot mundësi shënimi.

Ivan Perisic i kaloi në epërsi me një gol nga pika e bardhë (32’).

Sidoqoftë, në pjesën e dytë, Reali ishte larg skuadër më e mirë. Presioni i vendasve ishte në nivelin më të lartë dhe me plot meritë e kthyen lojën.

Federico Valverde pas asistimit të Arda Guler e barazoi rezultatin (50’), kurse Jude Bellingham me një supergol e përmbysi epërsinë (60’).

Vetëm katër minuta më vonë, Guler vodhi një top dhe asistoi për Mbappe, i cili e dërgoi rezultatin në 3-1 (64’).

Në fund, Mbappe realizoi edhe golin e dytë personal, duke dribluar edhe portierin për të shënuar në portën e zbrazur (84’).

Kurse, fitoren e vulosi Vinicius Junior krejt në fund pas një kundërsulmi të shpejtë (88′).

Kësisoj, Reali mbledh 15 pikë pas pesë ndeshjeve ndërsa PSV-ja mbetet me katër sosh në vendin e 27-të.

Standings provided by Sofascore

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Napoli, pavarësisht mungesave të shumta për shkak të lëndimeve, befasoi…