Ambasadori i Britanisë së Madhe viziton Doganën

23 shtator 2019 | 15:27

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka pritur të hënën në takim ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott.

Gjatë takimit u diskutuan çështje tregtare në mes të dy vendeve tona si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës.

Berisha ka informuar ambasadorin lidhur me të arriturat e Doganës si dhe progresin e arritur në fushat e ndryshme duke përfshirë luftimin e krimit transkufitar.

Gjithashtu ambasadori u njoftua edhe me të arriturat në 20-vjetorin e themelimit të Doganës ku Dogana Britanike ka dhënë kontribut të madh.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të…