Inspektorët kërkojnë nga Hidroregjioni Jugor, rregullimin e dëmeve që kanë bërë në rrugët e Malishevës

23 shtator 2019 | 15:25

Të hënën është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të qeverisë komunale në Malishevë, e drejtuar nga kryetari i Komunë së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa në këtë mbledhje, krahas raportimeve, është bërë me dije se disa rrugë në territorin e Komunës së Malishevës, janë dëmtuar si pasojë e ndërhyrjeve nga njësia për menaxhimin e ujërave “Hidroregjioni Jugor”.

Sipas Drejtorisë së Inspektoratit dhe asaj të Urbanizmit, njësia e “Hidroregjionit Jugor” në Malishevë, gjatë intervenimeve të ndryshme në riparimin sistemit të ujësjellësit apo kanalizimit, ka dëmtuar rrugët apo trotuaret dhe nuk i ka kthyer në gjendjen e mëparshme pas  kryerjes së punimeve.

Për këtë qëllim, i është kërkuar kësaj kompanie, që rrugët apo trotuaret e dëmtuara, ti kthej në gjendjen e mëparshme.

Në këtë mbledhje edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se kanë filluar me përgatitjet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit të dimrit, në qytet dhe në të gjitha rrugët në vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Sa i përket realizimit të projekteve, sipas Drejtorisë së Urbanizmit, janë duke u realizuar në terren, disa nga projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore dhe të sistemeve të kanalizimeve.

Po ashtu në këtë mbledhje zyrtari komunal i shërbimeve publike, Naser Morina, ka raportuar para qeverisë komunale, për trajnimin e kryer në Japoni dhe certifikimin e tij në fushën e “Avancimi i Teknologjive te Menaxhimit të Mbeturinave Inerte”,  dhe i njëjti ka thënë se përvojat e marra në shtetin japonez, do të mundohet t’i zbatojë edhe në Komunën e Malishevës duke u përshtatur kushteve tona.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë…