Bajqinovci: Entuziazmi për ndryshimin e madh po na shoqëron kudo

23 shtator 2019 | 15:24

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se entuziazmi dhe vullneti i hekurt për ndryshimin e madh të 6 tetorit është duke e shoqëruar  këtë lëvizje kudo që janë duke shkuar.

“Ishim në fshatin Bajnicë. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë dhe kandidatin për deputet Avni Tafili, dhe shefin e shtabit tonë, Ekrem Kyçykun dhe në shoqërimin tonë edhe kandidati për deputet, Mefail Bajqinovci, folëm për ndryshimin që po vjen për punën që po bëhet dhe për mobilizim e organizim për 6 tetorin”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Iljasa SALIHU Vota është vizë apo leje për të…