Drenusha Latifi shpërthen ndaj Edona Llalloshit për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës: Kur ti kërkove mbrojtje, shteti ta arrestoi bashkëshortin

28 tetor 2026 | 23:10

Drenusha Latifi i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, dukee kritikuar për mungesën e reagimit lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Përmes një postimi, Latifi ka bërë krahasim mes përvojës së Llalloshit, e cila kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, dhe rastit të Arlinda Zekajt, e cila, pavarësisht kërkesave për mbrojtje, u vra më 25 tetor.

“Edona Llalloshi, për vete mbrojtje, për Arlindën heshtje!”, ka shkruar Latifi.

Ajo i është drejtuar deputetes edhe për pozitën që mban në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, duke vënë në pikëpyetje rolin e saj në adresimin e rasteve të dhunës ndaj grave.

“Kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruandhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë.Arlinda kërkoi mbrojtje, por përfundoi e vrarë”,ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë:

Edona Llalloshi, për vete mbrojtje, për Arlindën heshtje!

Kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë. Arlinda kërkoi mbrojtje, por përfundoi e vrarë.

Ti je anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. Çfarë vlere ka kjo pozitë nëse zëri yt nuk dëgjohet kur gratë vriten?

Pushteti nuk është privilegj për veten, por përgjegjësi për t’i mbrojtur ato që nuk kanë zë.

Parlamentin e keni bo sfilat, defilim pos une ne vakt Missllakun tem e kom majt kshtu ani ju Pharlamentin 🙌🏼

A je tu e qalldis najkah…..!?

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Eugen Cakolli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke…