Ambasadori i Italisë në Kosovë: Presim rinisjen e dialogut sapo të formohen institucionet

03 mars 2021 | 11:37

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se janë në pritje të rinisjes së shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja, në mbështetje të ShBA-së.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas një takimi me të dërguarin BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

“Është bukur të dëgjosh nga Mirosllav Lajçak se ai kishte takime shumë konstruktive në Kosovë. Në pritje të rinisjes së shpejtë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja me mbështetjen e ShBA-së, sapo të formohen institucionet”, ka shkruar Orlando në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën shtatë studentë vdiqën dhe pesë të tjerë u…