Ambasadori i Kosovës në Ankara, Dugolli lëvdata masave të Turqisë kundër COVID-19

09 korrik 2020 | 13:18

“Turqia për sigurinë e mysafirëve ka bërë shumë gjëra duke ndërmarrë masa kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Shpresoj që kjo të merret në konsideratë nga turistët potencialë që do të vijnë nga vende të ndryshme të botës”, tha Dugolli

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli ka deklaruar se Turqia për sigurinë e mysafirëve ka bërë shumë gjëra duke ndërmarrë masa kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Ai ka thënë se “është një ide e mençur jo vetëm rritja e kritereve por edhe prezantimi i një koncepti të ri në formën e Programit të Certifiuar të Turizmit të Sigurtë”.

Dugolli iu përgjigj pyetjeve të Anadolu Agency (AA) në mbledhjen e ambasadorëve në Antalya ku ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy shpjeguan masat e ndërmarra në turizëm kundër COVID-19.

“Koha e mbledhjes është ‘shumë e mirë’ dhe masat e ndërmarra për ata që duan të kalojnë pushimet në Turqi ofrojnë ‘pamje të shkëqyeshme'”, tha Dugolli duke shtuar se mbledhja gjithashtu është një “rrugë shumë e mirë” për t’u shpjeguar delegacioneve diplomatike masat e ndërmarra dhe për të prezantuar funksionimin e përgjithshëm të normalitetit të ri.

“Takimet tona ndërmjet njëri-tjetrit mes diplomatëve dhe me Çavuşoğlu dhe Ersoy janë rigjallëruese pas përqendrimit për disa muaj në aktivitetet e masave emergjente. Pritësit tanë kanë arritur me sukses të përgatisin një program të shkëlqyer i cili shoqërohet nga mikpritja e ngrohtë e famshme e Turqisë”, tha Dugolli.

“Programi i Certifikuar për Turizëm të Sigurtë një ide e mençur”

“Programi i Certifiuar për Turizëm të Sigurtë” i Turqisë i cili është një prej shembujve të parë në botë, është zhvilluar në një kohë të mirë dhe është një ‘qasje kreative'”, tha Dugolli duke shtuar se:

“Është një ide e mençur jo vetëm për të rritur kriteret, por edhe për të prezantuar një koncept të ri në formën e Programit të Certifikuar të Turizmit të Sigurtë. Për këtë asrye ishte shumë e dobishme për të mësuar në plan të parë rreth programit dhe për të dëshmuar se si zbatohen masat”.

“Zbatohen shumë masa parandaluese që nga udhëtimi e deri tek akomodimi. Shpresoj që ministri Ersoy dhe kolegët e tij të shohin rezultatet e punës së tyre”, theksoi Dugolli.

“Është shumë e qartë se zyrtarët kanë qasje jashtëzakonisht serioze për këtë çështje”

Dugolli rikujtoi se përgjegjësia e përbashkët në pandeminë e koronavirusit është ulja e rrezikut të infeksionit dhe zbatimi i rregullave.

“Me sa shohim zyrtarët dhe të gjthë të tjerët që janë të përfshirë kanë trajtuar çdo aspekt për të rritur nivelin e sigurisë. Është shumë e qartë se zyrtarët kanë treguar një qasje jashtëzakonisht serioze me rregulloret strikte lidhur me rregullat e reja për udhëtimet në aeroporte dhe me akomodimin. Për këtë arsye, Turqia duket se po bën shumë gjëra për një përmirësim të shpejtë. Shpresoj që masat që janë ndërmarrë të shndërrohen në shumë turistë që zgjedhin Turqinë, të shijojnë pushimet dhe të mbesin të shëndetshëm”, u shpreh Dugolli.

“Është e vështirë të mendosh se çfarë mund të bëhet më tepër me qëllim për të siguruar një mjedis më të sigurtë”, tha Dugolli duke shtuar se “Gjithmonë ekziston rreziku i lidhur me faktorë të panumërt”.

“Turqia bën shumë gjëra për sigurinë e mysafirëve të saj”

Lidhur me ata që mendojnë të zgjedhin Turqinë për pushime, ambasadori kosovar Dugolli tha se “Turqia për sigurinë e mysafirëve ka bërë shumë gjëra duke ndërmarrë masa kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Shpresoj që kjo të merret në konsideratë nga turistët potencialë që do të vijnë nga vende të ndryshme të botës”.

“Turqia vazhdon të jetë një nga destinacionet për pushime që preferohet nga kosovarët”, tha Dugolli.

“Kemi dhjetëra mijëra qytetarë tanë që zgjedhin të kalojnë pushimet këtu. Jam i sigurtë se numri i tyre do të jetë i bollshëm edhe këtë vit. Por, kjo nuk duket e mundshme për shkak të ndikimit negativ ekonomik dhe pandemisë. Unë shpresoj se së shpejti do të shohim më shumë turistë në të dy drejtimet. Në Kosovë ofrohen marshime, kampe, alpinizëm, turizëm kulturor dhe shumë gjëra të tjera”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,  ka thënë sot në Kuvend…