Hoti thotë se do ta kërkojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse rekomandojnë IKShPK-ja dhe MSh-ja

09 korrik 2020 | 13:17

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,  ka thënë sot në Kuvend se ekspertët ligjorë të zyrës së tij kanë analizuar dhe kanë dalë me përfundim se Projektligji për menaxhimin e pandemisë nuk është i mjaftueshëm, nëse duhet të merren masa më ekstreme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

“Ne sot në Qeveri e kemi shqyrtuar projektligjin për pandeminë. Ky ligj nuk e zgjedh problemin. Sepse nuk mundet ky ligj, e vetmja zgjidhje nëse duam të shkojmë në ekstreme të kufizimit të lëvizjes në nivel vendi, kjo duhet të bëhet me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”,  ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se diçka e tillë do të mund të bëhet vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe se nuk heziton të kërkojë shpalljen e saj.

“Unë jam në konsultim të ngushtë me Institutin Shëndetit Publik edhe me Komitetin që udhëheq ministri, unë nuk do të hezitoj që të vijë për të kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse këtë e kërkojnë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ka me pas asnjë hezitim në këtë drejtim”, është shprehur Hoti

Ndërsa kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas fjalës se kryeministrit Hoti, ka thënë se atij nuk i takon të sjellë në Kuvend propozim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, dhe se kjo mund të bëhet vetëm nga presidenti i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni…