Gucati: Propozimaktakuza ndaj krerëve të UÇK-së, sulm direkt mbi Kosovën dhe luftën e saj

09 korrik 2020 | 13:07

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se aktakuza e dorëzuar nga Prokuroria e Specializuar në Hagë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli është e papranueshme.

“Jemi mbledhur anekënd Kosovës në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme për të kundërshtuar akuzat e padrejta dhe të njëanshme, të ndikuara politikisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që po i bëhen UÇK-së tash e 20 vite të orkestruara edhe nga Serbia edhe nga aleatët e saj”

“Shpallja e pazakontë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së e befasoi botën qytetare. Veprimi i prokurorit i pamatur dhe i padrejtë i cili për të ushtruar presin publik ka lëshuar deklaratën para se gjykata të konfirmoj ose rrëzoj akuzën e ngritur”, ka thënë Gucati gjatë protestës se organizuar nga veteranët e UÇK-së.

Më tutje, ai ka thënë se Gjykata Speciale është e papranueshme, e njëanshme dhe e dyshimtë.

“E themi me bindjen të plotë se kjo gjykatë po bën gabim të pafalshme me ngritjen e kësaj aktakuze. Gjykata dhe drejtësia me këto aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së po e  vë në lajthitje autoritetin e vet. E themi me bindje të plotë se kjo gjykatë po bën gabim me ngritjen e këtyre aktakuzave”, ka thënë Gucati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetëmbëdhjetë persona i janë futur garës për t’u bërë Avokat…