Pjesëtarja e Njësisë Speciale që synon të bëhet Avokate e Popullit

09 korrik 2020 | 12:44

Tetëmbëdhjetë persona i janë futur garës për t’u bërë Avokat i Popullit. Për tu bërë Avokate e Popullit, ia ka mësyrë edhe Valdete Hyseni, e cila për dy dekada punon në Policinë e Kosovës, konkretisht udhëheqëse në Njësinë e specializuar të hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore për rajonin Ferizaj.

Kandidatja për Avokate të Popullit, Valdete Hyseni, ka thënë për Gazetën “Stop”, se në këtë garë ëshët futur për shumë arsye.

“Unë për dy dekada jam në Policinë e Kosovës dhe në shërbim të popullit. Futja në këtë garë është një mundësi. Unë besoj se Kuvendi i Kosovës, konkretisht deputetët do të vlerësojnë përvojën time në sigurinë e qytetarëve”, u shpreh ajo.

Kandidatja për Avokate të Popullit, Valdete Hyseni, ka kryer studimet në dy nivelet BA dhe MA për drejtësi dhe e ka të dhënë provimin e Jurispodencës.

Ndryshe për këtë pozitë kanë aplikuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, Gëzim Latifi, Naile Alaj, Musa Dragusha, Besim Myrtezani, Arben Muhameti, Rozafa Ukimeraj-Çuni, Basri Kastrati, Valdete Hyseni, Sadik Kryeziu, Shqipe, Ibraj- Mala, Edona Hajrullahu, Valon Leci, Alban Idrizi, Naim Qelaj, Vebi Mujku, Xhavit Shala dhe Ekrem Jakupi.

Ligji për Avokatin e Popullit specifikon se Kuvendi i Kosovës e shpall konkursin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij/saj zgjedhen personat që i plotësojnë këto kushte: “të jetë shtetas i Republikës së Kosovës”, “të ketë arsimim të lartë universitar”, “të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë”, “të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut” dhe “të mos ushtrojë funksion në parti politike, të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e zgjedhë atë apo anëtar/e i/e kabinetit qeveritar”.

Konkursi për pozitën e Avokatit të Popullit është mbyllur të hënën, derisa Paneli Përzgjedhës i caktuar nga Komisionit për të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Kosovës brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh vlerëson nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit të paraparë me Kushtetutë dhe me Ligjin për Avokatin e Popullit dhe hedh poshtë kandidaturat që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në konkurs.

Avokati i Popullit Hilmi Jashari është në fund të mandatit të tij. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë në fillim të korrikut të vitit 2015./GazetaStop

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe…