Drejtuesit e FFK-së pritën përfaqësuesit e KFOR-it britanik

09 korrik 2020 | 12:44

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë pritur sot përfaqësuesit e KFOR-it nga kontingjenti britanik.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin dy palësh dhe për projekte të përbashkëta në të ardhmen, me qëllim të përmirësimit të kushteve për rininë në Kosovë.

Kryetari Ademi falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për vizitën, teksa shpalosi të arriturat e Kosovës në futboll, por edhe punën që bën federata në ofrimin e kushteve për zhvillim të futbollit për të gjitha komunitetet dhe për të gjitha kategoritë. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it britanik u shprehën falënderues ndaj drejtuesve të FFK-së për pritjen dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në sfera të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, beson se Djajtë e…