Ambasadori i Kosovës në Holandë: Gjykata Speciale e vuri në pikëpyetje pavarësinë dhe profesionalizmin e saj

25 qershor 2020 | 15:17

Për publikimin e aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ende pa u konfirmuar nga gjykata, ka reaguar ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci.

Ai me anë të disa në llogarinë e vet në “Twitter” ka thënë se ky veprim nga ky institucion e vë në pikëpyetje seriozitetin dhe profesionalizmin e Gjykatës Speciale.

“Njoftimi nga Prokuroria Speciale për akuzat e paraqitura kundër presidentit Thaçi dhe z. Veseli, përpara se ato të ishin konfirmuar nga një gjykatës dhe më shumë gjasë në kundërshtim me rregullat e gjykatës, do të vë në dyshim serioz pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre”, ka shkruar ai.

Greiçevci ka përmendur edhe faktin se ekziston mundësia reale që Gjykata Speciale mund t’i hedhë poshtë aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit.

“Shumica e medieve ndërkombëtare kanë raportuar, gabimisht se z. Thaçi dhe z. Veseli ishin akuzuar zyrtarisht. Ende ekziston një mundësi teorike që gjyqtari mund të mos i konfirmojë akuzat. Në atë rast, dëmi i pakthyeshëm do të jetë shkaktuar në imazhin e Kosovës si një shtet i ri”, ka shkruar Greiçevci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të…