Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut i gëzohet fitores së Izet Mexhitit në Çair kundër Bujar Osmanit

20 tetor 2025 | 08:59

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, nuk ka mundur t’i rezistojë fitores së zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti në Çair, kundër ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit.

Edhe pse trupi diplomatik duhet t’i përmbahet neutralitetit politik, ambasadori Qehaja, siç duket, i ka thyer rregullat protokollare.

“Gëzuar fitoren e padiskutueshme, Izet Mexhiti. Vlerësoj punën e bërë së bashku dhe angazhimin tuaj si lider për të shtyrë përpara agjendën ndër-shtetërore. Do t’i mungosh ekzekutivit dhe nivelit qendror, megjithatë qytetarët e Çairit meritojnë profilin tuaj, i cili do ta zhvillojë këtë komunë të rëndësishme me shumicë shqiptare”, ka shkruar Qehaja në urimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Filozofëve të Kosovës (SHFK), në bashkëpunim me Departamentin…