Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Kosovë

09 janar 2022 | 15:24

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka mbërritur në Kosovë.

I ngarkuari i deritashëm me Punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Nicholas Giaxobbe ka njoftuar se e ka pritur ambasadorin Hovenier.

“Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë nder të shërbej si i Ngarkuar me Punë gjatë disa muajve të fundit”, ka shkruar Giacobbe në llogarinw e tij “Twitter”.

Hovenier do t’i dorëzojë letrat kredenciale gjatë ditës së nesërme.

“Vazhdoni ta ndiqni Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për përditësime mbi javët e para të Ambasadorit Hovenier, përfshirë ceremoninë e kredencializimit të tij nesër”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…