Ambasadori i ri gjerman ia nis punës me ndihma për Kosovën kundër Covid-19

03 gusht 2020 | 13:18

Ambasadori i ri gjerman në Prishtinës, Jorn Rohde, ka ndarë donacionin e radhës të shtetit gjerman dhënë Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Donacioni i pranuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përfshinë 17 mijë maska respirator, mijëra pako me dorëza dhe mijëra litra dezinfektues.

“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në IKSHPK të një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar SHSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore si përgjigje kundër Covid-19. Kontigjenti që përmban 17 000 maska respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë”, është thënë në komunikatë për medie të ministrisë.

Ministri Zemaj ka vlerësuar lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet BE-së në asistencën dhënë Kosovë për luftimin e Covid-19.

Ai ka deklaruar se ministria e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër Covid-19.

Kurse, ambasadori Rohde ka deklaruar se ky është një kontribut nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor.

Ai ka këshilluar qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga modelet me format më bombatsike në…